Bunjaki: Januzaj nuk ka ndjenja për Kosovën
Në një tjetër deklaratë Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka folur edhe për mundësinë e afrimit të futbollistit të Sandërlend, Adnan Januzaj.
“Për mua dhe për Adnanin është e mira që ai të mos vijë te Kosova. Nëse nuk ka ndjenja për vendin e tij, atëherë ne nuk kemi nevojë për të. Jemi munduar ta kontaktojmë në shumë mënyra, por nuk kemi arritur. Së fundmi kemi tentuar ta kontaktojmë edhe përmes klubit të tij, pot më kot”, ka thënë Bunjaki.
E njëjta situatë është përsëritur me Januzajn.
Ai se ngre telefonin, ai nuk jep asnjë përgjigjje, ka suprizuar të gjithë përfshi edhe presidentin Vokri që ka mundur të kontaktojë vetëm me një kushuri të tij.
Kujtojmë që Adnan Januzaj u vu në qendër të vëmendjes për shumë kohë teksa fansa shqiptarë nga e gjithë bota iu lutën për ta bindur atë të pranonte përfaqësimin e komëbtares kuqezi, por në fund ai zgjodhi Belgjikën, me të cilën mori pjesë në Botërorin 2018, dhe më pas nuk u grumbullua më nga trajneri Vilmots.



