Arsene Wenger shokon tifozët e Arsenalit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se fitimi i trofeve nuk është gjithçka për klubin londinez që e menaxhon ai.
“Ne duam të fitojmë tituj, por nuk mund të jetoni me mentalitetin se nëse nuk fitoni atëherë keni dështuar”, tha Wenger, transmeton Periskopi.
Francezi pagoi 52 milionë funta për sulmuesin Alexandre Lacazzete duke bërë që ta thejë rekordin si transferi më i shtrenjtë në histori të klubit.
Wenger iu rezistoi thirrjeve për të dhënë dorëheqje në fund të sezonit duke vazhduar kontratën për dy vite të tjera. /Periskopi



