Fuqia e këngës ‘Despacito’, shpëtoi Puerto Ricon nga falimentimi
Sot media, dhe mediat sociale janë mjete të pushtetshme. Për t’i vërë në përdorim këto mjete ekzistojnë një shumësi gjërash si: kujtesa, vëmendja, veprimi dhe shumë më tepër se këto. Puerto Rico tashmë mund të krenohet për hitin veror që ka pushtuar gjithë botën, ‘Despacito’.
Kënga e fundit e kënduar nga superstarët, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee kanë bërë një bum të madh prejse kur kënga e tyre është publikuar para tre javësh në mediat sociale.
Videoja e këngës “Despacito” është ndër pesë më të shikuarat në YouTube duke u shikuar 2,486,820,678, dhe e lëshuar këtë vit.
Para disa muajsh, Kryeministri i Puerto Rikos, Rikardo Rosello pati deklaruar për bankrotimin e shtetit. Por kjo nuk zgjati për shumë kohë, pasiqë zëri i “Despacito”-s ka gjeneruar interes të përgjithshëm në mbarë botën për këtë ishull të vogël. Është shumë i popullarizuar në webajte dhe linja e kësaj këngës është “Kjo është se si bëhen gjërat në Puerto Rico”, dhe kjo ka bërë që turizmi në këtë shtet të rritet për 45%.
Media Sociale dhe Ndërtimi i Turizmit
Që kur Instagrami ka filluar të bëhet i popullarizuar, organizatat turistike në botë janë munduar të përdorin median sociale për të inkurajuar udhëtimin. Platforma vizuale ka bërë kompanitë turistike madje edhe ministritë e turizmit të përfshihen në media sociale.
Media sociale i ka dhënë jetë “Medias së Lirë” të tilla si rekomandimet nga shokët dhe familja, forumet online etj. Media e tillë ka ndryshuar faktin se si kompanitë turistike kanë për të punuar në botën online, sepse media e lirë mund të shkojë lehtësisht, sa hap e mbyll sytë nga “ky vend të magjik” në “vulgar dhe i dobët”, transmeton Periskopi.
Për kompanitë që punojnë në industrinë e udhëtimit apo ministri të turizmit, rritja e papritur e Porto Rikos në turizëm mund të jetë një frymëzim interesant. Udhëzuesit e udhëtimit të cilët kanë shtuar vendndodhjet e muzikës në ndalesat e tyre e kuptojnë fuqinë që media ka pasur në turizmin e tyre.
Efekti Despacito në turizmin e Porto Rikos mund të jetë një inspirim për gjithë industrinë e turizmit si dhe marketingun. Si do ta përdor Porto Riko dijen dhe këngën për ta rritur edhe më tej turizmin, mbetet të shihet./Periskopi/



