Ozil tregon se a do të largohet Alexis Sanchez
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil shpreson që Alexis Sanchez do ta refuzojë ofertën e Manchester Cityt për të qëndruar në Emirates Stadium.
“Shpresoj që Alexis të qëndrojë, por nuk e di statusin e tij që të jem i sinqertë”.
“Por unë e vlerësoj atë si lojtar dhe ai është i duhur për lojën e Arsenalit”.
“Nga pikëpamja personale do të doja që ai të qëndrojë. Në fund i mbetet lojtarit të vendos dhe unë nuk mund të komentoj për këtë”, ka thënë Ozil.



