Ka ndodhur diçka e papritur me transferin e fundit të Juventusit
Patrick Schick rrezikon të mbetet pa u transferuar në Juventus.
Sulmuesi i Sampdorias ka kaluar testet mjekësore te skuadra kampione e Italisë.
Por, as 20 ditë pas tyre nuk është zyrtarizuar nga klubi torinez.
“Gazzetta dello Sport” dyshon se Schick ka probleme në zemër, përcjell lajmi.net.
Së shpejti pritet të zbulohet gjithçka por transferimi i Schick në Juventus mund të dështojë.




