Haki Abazi: As Nazim Bllaca nuk u arrestua kaq shpejt si aktivistët e Vetëvendosjes
Haki Abazi ka folur për arresimet e ditës së sotme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Abazi në një deklaratë dhënë Periskopit, ka thënë se metodat e veprimit të drejtësisë selektive janë parë edhe më parë në Kosovë.
“As Nazim Bllaca që deklaronte se ka bërë vrasje nuk është arrestuar me kaq shpejtësi dhe nuk është trajtuar. Nëse do duhej arrestuar për veprime kundër ligjore, trysni, pengim të kryejrjes së punës zyrtare, dëmtim të interesit të vendit, fyerje dhe diskriminim, atëherë këto arrestime do të duhet të fillonin nga Pronto. A duhet pritur përgjimet për rastin Dino Hasanaj nëse ato ekzistojnë!?” ka pyetur Abazi.
Ai ka thënë gjithashtu se nuk e përjashton mundësinë që kushdo mund të jetë prapa akteve dhe sulmeve. Abazi ka thënë se dyshon shumë që arrestimet e sotshme kanë të bëjnë me sulmet e ditëve të fundit, porse janë të orkestruara për të mbjell frikë. /Periskopi.com.



