Januzaj befason me deklaratën e parë si futbollist i Sociedadit
Adnan Januzaj është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Real Sociedadi.
Anësori kosovar ka dhënë deklaratën e parë si futbollist i Sociedadit për televizionin e klubit.
“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Sociedadi dhe që do të luajë për këtë skuadër në sezonin e ri”, deklaroi Januzaj.
“Kam ardhur në një skuadër që luan futboll shumë të mirë. Tani mezi pres të njoh skuadrën dhe futbollistët dhe të punojë me ta”, shtoi kosovari.
Raportohet se Sociedad pagoi 9.8 milionë euro për shërbimet e Januzaj. /Periskopi/



