Perisic dëshiron të transferohet në Man Utd (Foto)
Manchester United është shumë afër transferimit të kroatit, Ivan Perisic.
Sipas raportimeve në Angli dhe Itali, Manchester United dhe Perisic kanë arritur marrëveshje verbale dhe tashmë ka mbetur vetëm edhe me Inter-in që të arrijn marrëveshje.
Sipas “Sky Sport Neës” raporton se anësori dëshiron me çdo kusht të transferohet në Old Trafford, transmeton Periskopi.
Inter kërkon 55 milionë euro për shitjen e tij andaj Manchester United duhet të arrijë marrëveshje me “Nerazzurrët” për finalizimin e transferimit.
Perisic i është bashkuar ekipit të Interit në kampin përgatitor për sezonin e ri.




