Prishtina bën përforcimin e radhës, Patrick Cole vjen ne kryeqytet
Amerikani i cili mund të mbulojë dy pozitat, Patrick Cole, është përforcimi i fundit i Sigal Prishtinës.
Ky është përforcimi i katërt i Sigal Prishtinës.
Këto transferime për klubin bardh e kaltër vijnë pas shortit të Ligës së Kampionëve ku kryeqytetasit përballen në rrethin e parë kualifikues me skuadrën Tsmoki Minsk.



