Arsenali triumfon në miqësore, shikoni golin e transferit rekord (Video)
Skuadra e Arsenalit ka zhvilluar ndeshjen e parë parasezonale për këtë vit.
Klubi i menaxhuar nga Arsene Wenger fitoi me rezultat 2-0, ndaj skuadrës italiane Sydney FC, transmeton Periskopi.
Ajo çfarë i ka bërë më së shumti të lumtur tifozët e Arsenalit është fakti se transferi më i shtrenjtë në histori të klubit të tyre, Alexandre Lacazzete arriti të realizojë, 15 minuta pasi u fut në fushë.
Francezi u transferua në Londër për 52 milionë funta.






