RB Leipzigu refuzon ofertën e lartë të Liverpoolit për Keitan
Sipas “Goal.com”, Liverpooli e ka parë të refuzohet një ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita.
Siç u raportoi për herë të parë nga Bild, Reds dërguan një ofertë të madhe parash, por u hodh poshtë shpejt nga klubi i Bundesligës, i cili mban 22 vjeçarin jashtë tregut.
Keita ishte ndër futbollistët kryesor në udhëheqjen e Leipzigut në vendin e dytë në Bundesligë, duke kualifikuar klubin për Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Romës, Mohamed Salah dhe sulmuesi i Chelseat, Dominic Solanke janë transferimet e vetme të Liverpoolit deri më tani këtë verë, me klubin që kërkon të forcohet edhe më shumë përpara sezonit të Ligës së Kampionëve në 2017-18.



