Kurti: Do ta ndalim demarkacionin
Albin Kurti thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të jenë nesër në sheshin e Prishtinës.
Thotë se është optimist se protestat do ta ndalë demarkacionin.
“Ne nuk lejojmë që tradhëtia të legjitimohet. Demarkacioni është marrëveshjes personale mes Mehës, Thaçit e Mustafës. Kosova nuk ka tokë për të falë e as gjak për të shkelë. Nuk mund të heqim dorë prej atij territori që ka bukuri natyrore dhe është një pikë strategjike edhe për ushtri. Secili prej nesh do ta pyes veten ku kemi qenë më 1 shtator 2016 sepse të gjithë jemi përgjegjës për ta ndal krimin. Beteja jonë e përbashkët, është betejë e brezit tonë dhe të shumë gjeneratave të ardhshme. Jam shumë optimist që kjo protestë do ta ndalë demarkacionin”, ka thënë ai.



