Gjiganti botëror i industrisë së guidave turistike promovon bregdetit shqiptar (VIDEO)
Këtë video e ka shpërndarë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai shprehet i lumtur për këtë promovim që po i bëhet bregdetit shqiptar, shkruan KultPlus.
Gjiganti botëror i industrisë së guidave turistike dhe udhëtimit ‘Lonely Planet’ ia ka dedikuar një video me përshkrime dhe pamje të mrekullueshme bregdetit shqiptar.
Këtë video e ka shpërndarë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili shprehet i lumtur për këtë promovim që po i bëhet vendit tonë.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video dedikuar bregdetit tonë të mrekullueshëm, publikuar nga gjigandi botëror i industrisë së guidave turistike dhe udhëtimit, Lonely Planet”, ka shkruar Rama në Facebook. / KultPlus.com



