Mësoni se kush është “Iron Man” i vërtetë (Foto)
Një burrë në një fshat të vogël në Bali të Indonezisë pretendonte se kishte bërë funksionues një krah bionik të cilin e kishte ndërtuar me copëza metali në shtëpinë e tij. Vendasit e tij mbetën të magjepsur nga krijimtaria e tij.
Wayan Sumardana, 31 vjeçar nga fshati i vogël Bali, thotë se në mëngjesin e para gjashtë muajve ishte zgjuar duke mos e ndjerë dorën e tij të majtë, raporton BBC, transmeton Periskopi.
“Fillimisht, mendova se mos jam goditur nga rryma, por kur shkova te doktori, ai nuk kishte ide se çfarë më ka ndodhur. Ai më tha që të shkojë te një shaman (njeri shpirtëror), por edhe shamanët nuk kishin ide se çfarë ka ndodhur me dorën time”, u shpreh ai.
“Për dy muaj unë nuk mund të punoja. Isha i stresuar, dhe nuk kisha para. Mandej, më lindi idea që ta formojë këtë makineri”. Ai iu referohet “krahut bionic” – makineri robotike e ndërtuar nga copëza metalike dhe i cili ishte frymëzuar nga filmi “Cyborg”.
Ai thotë se “krahun bionic” e ka bërë nga mbeturinat metalike që i ka gjetur, një bateri litiumi, rrota të dhëmbëzuara, kablla të gjeneratorit elektrik dhe pjesë të tjera elektronike.
Punëtoria e tij, ku jeton me bashkëshorten dhe tre djemtë, është plot hedhurina, metale hekuri në çdo cep, grumbuj shishe plastike, një divan i zhveshur dhe pula që vrapojnë përreth./Periskopi/
Shihni fotot më poshtë:








