Lajm i keq për Barcelonën, rrezikon padinë pas transferimit të fundit (Foto)

Lajm i keq për Barcelonën, rrezikon padinë pas transferimit të fundit (Foto)
Barcelona mund të përballen me një padi nga skuadra kineze Guangzhou Evergrande.

Mediet e huaja raportojnë se Guangzhou Evergrande dëshiron ta padisë Barcelonën për mënyrën se si po i qaset lojtarit të tyre, Paulinho.

Barcelona është e interesuar të nënshkruaj me mesfushorin Paulinho, por deri më tani e ka pasur shumë të vështirë të arrij marrëveshje me Guangzhou, edhe pse dëshira e lojtarit është rikthimi në Evropë.

Këmbëngulësia e Barcelonës dhe kontaktet e vazhdueshme me lojtarin, kanë bërë që Guanzhou të dërgojë një padi në FIFA.

Shpërndaje në: