Besnik Hasi temë në mediat serbe, skuadra e tij gati për klubin serb (Foto)
Mediat serbe e kanë komentuar shortin kualifikues për Champions League. Në mes tjerash përmendet edhe emri i trajnerit kosovar, Besnik Hasi.
Shorti i sotëm ka lënë gjasat që Olimpiakosi i Hasit të ketë kundërshtarë të mundshëm Partizanin e Beogradit, shkruan Indeksonline.
Mediat serbe ia kanë kujtuar Hasit një të kaluar të hidhur nga përballja me këtë skuadër. Ato kanë publikuar penallatitë mes Anderlechtit dhe Olimpiakosit në kohën kur Hasi ishte asistent i skuadrës belge.
Në përballjen me skuadrën serbe ishte Partizani që kishte fituar duke u kualifkuar atëkohë në Ligën e Kampionëve.



