Zyrtare: Feronikeli prezanton trajnerin e ri (Foto)
Gani Sejdiu rikthehet te Feronikeli.
Skuadra nga Drenasi në një konferencë për shtyp të organizuar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, ka bërë prezantimin e trajnerit Gani Sejdiu.
Gani Sejdiu u largua nga “Nikli” në janarin e vitit 2016, duke e lënë skuadrën nga Drenasi në vendin e parë. Më pas kaloi disa muaj te Trepça ’89, kurse në kampionatin e fundit drejtoi Besën e Pejës.
Skuadra nga Drenasi ishte afër të nënshkruante edhe me Bylbyl Sokolin, por në momentet e fundit vendosi për Sejdiun.




