Parisi në shtator do të hapë kampin e parë zyrtar për refugjatë

Parisi në shtator do të hapë kampin e parë zyrtar për refugjatë

Franca ka vendosur që deri në fund të shtatorit në kryeqytetin e saj të hapë kampin e saj të parë të miratuar për refugjatë, bëri të ditur kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo. Ajo tha se do të pasojë edhe kampi i dytë

“Dy kampet për refugjatë së shpejti do të hapen, një për burra dhe një për fëmijë”, tha Hidalgo për France Inter radio.

Kryebashkiakja e Parisit për herë të parë e paralajmëroi kampin në muajin maj dhe tha se do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare të OKB-së.

Ndërtimi i kampit, i cili do të ofrojë strehim për mbi 1.000 persona, filloi në fund të qershorit.

Vendodhja e saktë e kampeve nuk është identifikuar, por Hidalgo tha se do të jetë në verilindje të Parisit, një zonë e njohur për popullatën e madhe të emigrantëve.

Kampi i dytë do të locohet në jug të qytetit. Parisi paraprakisht mbylli dy kampe jozyrtare të ngrituara nga organizatat bamirëse gjatë vitit të kaluar.

Kryeqyteti francez konsiderohet si një pikë tranziti për mijëra emigrantë dhe refugjatë të cilët përpiqen për të arritur në Calais, nga ku ata përpiqen të kalojnë në Britaninë e Madhe.

Shpërndaje në: