Ermali ua prezanton të gjithëve të dashurën, por shikojeni reagimin e Amit (Foto)
Tashmë që show i tij “Xing me Ermalin” e ka mbyllur sezonin e parë të suksesshëm në televizionin “Klan”, me të drejtë Ermali ka nisur pushimet së bashku me njerëzit e tij më të dashur.
E në fakt, kur të gjithë mendonin se ai do t’u tregonte ndjekësve të shumtë se ku dhe si po i kalon këto ditë të nxehta me familjen, Ermali na surprizoi ditën e djeshme duke na prezantuar nga Turqia… të dashurën!
“Me and my girlfriend!” (Unë dhe e dashura ime”) – shkruan ai në një foto të postuar në rrjetet sociale, teksa ndodhet buzë pishinës.
Mos u trembni! E kush mund të ishte tjetër veç Amit e dashura e Ermalit? Jemi mësuar tashmë me tipin e tij dhe shakatë që bën, me të cilat nuk kursen as bashkëshorten.
Me siguri që Ami do t’ua ketë marrë dorën të tilla batutave dhe nuk i bëjnë më përshtypje. /Blitz/




