Qindra milionat e kinezëve, ky pritet të jetë formacioni i Milanit (Foto)
Skuadra italiane e Serie A, AC Milan është skuadra e cila ka bërë më së shumti transferime nga klubet e mëdha evropiane, në këtë afat kalimtar.
Edhe pse ende nuk ka përfunduar koha e transferimeve, shumë analistë dhe adhurues të futbollit kanë filluar të mendojnë dhe ta rreshtojnë formacionin që do ta ketë Milani për sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
Një nga më të përhapurit dhe të preferuarit është taktika 3-5-2.
Pronarët e rinjë kanë shpenzuar 212 milionë euro deri më tani. /Periskopi




