Nervozohen tifozët e Arsenalit, Giroud po injoron vazhdimisht Lacazetten (Video)
E mbani mend reagimin e Olivier Giroud kur Alexandre Lacazette hapi llogarinë e golave te Arsenali pak ditë më parë?
Sulmuesi francez ka bërë një tjetër gjest që nuk i ka pëlqyer fansave të Arsenalit.
Giroud shënoi në fitoren 1-3 ndaj Western Sydney Wanderers, por refuzoi të festojë me Lacazette.
Ky i fundi ia zgjati dorën për të festuar, por Giroud e injoroi.
Dhe normalisht kjo acaroi tifozët të cilët shpërthyen në rrjetet sociale kundër Olivierit.



