Adam Johnson kërkon ta ndërroj burgun pasi kërcenohet me jetë (Foto)

Adam Johnson kërkon ta ndërroj burgun pasi kërcenohet me jetë (Foto)

Mesfushori anglez, Adam Johnson vazhdon ende ta vuajë dënimin me burg.

Ish reprezentuesi anglez ka kërkuar të transferohet nga burgu pasi është kërcenuar me jetë nga disa të burgosur.

Image result for adam johnson

 

Ai është kërcënuar se do të prehet në fyt me thikë, raporton “Metro.co.uk”, transmeton Periskopi.

Adam Johnson ishte dënuar me 6 vite burg për shkak se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare, që konsiderohet e mitur.

Related image

Adam Johson ishte pjesë e Sunderland para se ai të arrestohej për pedofili

 

Ish anëtari i Sunderland-it thuhet se ai është duke jetuar me frikën se do vritet pas paralajmërimit që kishte marrë nga disa persona që ai ta shikonte punën e tij.

Adam Johnson 'demands prison transfer after gang threaten to slit his throat'

Johnson është dërguar një sektor më të sigurtë

 

Një burim i “The Sun” brenda burgut ka folur për situatën e ish futbollistit.

“Ai është i frikësuar. Tashmë ai është pa përkrahje pasi miku i tij nuk e mbështet më. Johnson është i brengosur për jetën e tij”.

“Ai nuk e di se kur sulmi do t’i vi dhe si por ai e tashmë e dinë se është një plan për ta vrarë atë”, shtoi burimi i “The Sun”.

29 vjeçari dëshiron me çdo kusht të transferohet nga burgu “Moorland” dhe tashmë ai ka bërë një kërkesë.

Ministria e drejtësisë së Anglisë nuk e ka komentuar këtë ngjarje. /Periskopi/

Image result for adam johnson

Shpërndaje në: