Man Utd ia vazhdon kontratën Sergio Romero (Foto)

Man Utd ia vazhdon kontratën Sergio Romero (Foto)

Sergio Romero ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, që do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në vitin 2021.

Romero erdhi si transfer i lirë nga Sampdoria verën e vitit 2015 si rezerv e portierit spanjoll, David De Gea.

Drejtuesit e ‘djajve të kuq’ dhe vet Jose Mourinho kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Sergio Romero ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Kush nuk do të dëshironte të ishte në klubin më të mirë në botë? Jam duke shikuar përpara për të arritur më shumë suksese sezonin e ardhshëm. Jam krenar që ish pjesë e finales së Europa League”, tha Romero. /Periskopi/

Shpërndaje në: