Rummenigge konfirmon interesimin e Milanit për Sanchez
Milani është ende duke punuar për të transferuar të tjerë lojtarë.
Një ditë më parë, u fol se kuqezinjtë po interesoheshin për Renato Sanches të Bayern Munchen dhe sotme ka ardhur edhe konfirmimi nga Rummenigge.

“Po, është e vërtetë. Milani interesohet për lojtarin, por për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka thënë Rummenigge.
“Bild” shkruan se kuqezinjtë po tentojnë ta huazojnë lojtarin për dy sezonet e ardhshme me të drejtë blerje dhe në këtë rast pritet të ndihmohen edhe nga agjenti i lojtarit, Jorge Mendes. /Periskopi/




