Ozil na përshëndet me një fotografi fantastike me Granit Xhakën (Foto)

Ozil na përshëndet me një fotografi fantastike me Granit Xhakën (Foto)

Mesfushori gjerman me prejardhje turke, Mesut Ozil, tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij, duke vazhduar ta zhvillojë karrierën e tij me Arsenali-n.

Arsenali tashmë ka udhëtuar për në Kinë për ta vazhduar turin para sezonal dhe është përballur me temperatura të larta në qytetin e Shanghait.

Ozil ka postuar një fotografi në Facebook me Granit Xhakën dhe lojtarin e ardhur te Arsenal nga Schalke, Sead Kolasinac.

“Mirëmëngjesi Evropë, mirëmbrëma Shangahi”, ka shkruar Ozil.

Ai po ashtu ka cekur se ka dalur për darkë me Xhaka-n dhe Kolasinac. /Periskopi/

Shpërndaje në: