Cristiano Ronaldo konfirmon lajmin e madh për të dashurën Georgina Rodriguez (Foto)
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez është shtatëzënë.
Lajmi vie pas disa muajve spekulime në lidhje me këtë temë, transmeton Periskopi.
Ronaldo, 32 vjeç, tash së fundi i lindën dy binjakë, Evan dhe Mateon, pasi një nënë surrogate i lindi ata në Amerikë.


Ai poashtu ka një djalë shtatë vjeçar, Cristiano Ronaldo Jr.
Portugezi e konfirmoi shtatëzaninë e të dashurës në një intervistë me El Mundon, nga e cila u pyet nëse është i lumtur që do të bëhet baba përsëri, dhe u përgjigj: “Po, shumë”.
Edhe pse kishte shumë spekulime se ai do të largohet nga Real Madridi, duket se përfundimisht do të qëndrojë në Santiago Bernabeu, së paku edhe për sezonin e ardhshëm. /Periskopi



