Borussia Dortmund nuk do ta shes Abuameyang (Foto)
Gjiganti gjerman Borussia Dortmund ka dalur me një komunikatë në të cilën thuhet se nuk do ta shesin sulmuesin kryesor të skuadrës, Pierre Erick- Abuameyang.
Sipas disa informacioneve në Gjermani, klubi gjerman e ka vendosur që ta mbajë edhe për një sezon dhe do të refuzojë çdo ofertë që vie në drejtim të tyre, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Sulmuesi nga Gaboni është i kërkuar po thuajse nga tërë gjigantët evropian.
Megjithatë si duket Abuameyand do të vesh përsëri fanelën verdhezinj edhe në sezonin 2017/18.

Ky vendim ka rrjedhur pasi drejtori i klubit, Hans-Joachim Ëatzke i kishte dhënë kohë prej 3 ditësh sulmuesit që të vendos për të ardhmen e tij dhe ky afat ka kaluar.
28 vjeçari ka kontratë me Dortmund deri më 2020.
Abuameyang shënoi 31 gola në 32 paraqitje sezonin e kaluar. /Periskopi/




