Wenger insiston se nuk do ta shesin Sanchezin (Foto)
Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se nuk do ta shes kilianin Alexis Sanchez.
Wenger ka thënë se nëse ai e dëshiron aq shumë Ligën e Kampionëve duhet të qëndrojë dhe të na ndihmojë që të rikthehemi në vitin e ardhshëm.

Wenger ka insistuar se nuk do ta shesin Sanchezin
Sanchez ditë më parë në një intervistë për televizionin nacional të Kilit kishte deklaruar se ai ka vendosur për të ardhmen e tij dhe se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve. Ai ka shtuar se është duke e pritur vendimin e Arsenalit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Alexis Sanchez është ende në pushime
Megjithatë, Wenger ka thënë se ai nuk do ta shes sulmuesin kilian në këtë afat kalimtar të verës.
“Ne kemi luajtur në Ligën e Kampionëve për 20 vite”, ka deklaruar Wenger.
“Qe do të thotë 17 vite para se ai të transferohej në Arsenal dhe tri vite më të. Pra ai mund të na rikthejë në garën më ta madhe evropiane për klube. Kur ne luajm në Ligën e Kampionëve, të gjithë na pyesin: Kjo është e tëra çfarë bëni? Kur ne nuk jemi aty bëhet një problem i madh”, shtoi tekniku francez.

Wenger e ka diskutuar të ardhmen e kilianit në konferencat e tij të fundit
“Ne duhet të fokusohemi në garat që jemi dhe të përgatitemi. Ne nuk duhte të ndjejm keqardhje për ato që nuk jemi. Fokusi kryesor është Premier Liga, për mua Premier Liga është më e rëndësishme se sa Liga e Kampionëve”, përfundoi Arsene Wenger.
Arsenali besohet se i ka ofruar Sanchezit kontratë të re me pagë prej 300,000 mijë funtesh në javë.

Manchester City është klubi më serioz për ta transferuar ish yllin e Barcelonës, ku raportohet se është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë funte për 28 vjeçarin.

Arsenali është në Kinë për turin para sezonal në të cilin Sanchez nuk bën pjesë për shkak se është ende në pushime. Ai ka luajtur me kombëtaren e Kilit në Kupën e Konfederatave ‘Russia 2018’. /Periskopi/












