Kë po e quan Sasa “dhi e Marevcit” (Foto)
Adriana Matoshi e cila shijon jetën si një vajzë beqare , është aq atraktive edhe në jetën e përditshme sa edhe në serial në rolin e ‘Sasës’, shkruan Kosovarja.
Emri i aktores nuk është që ka qenë i panjohur për publikun, por është roli më të cilën atë e ka ofruar edhe më shumë me publikun. Për çdo gjë rreth saj krijohet lajm dhe komentohet aq shumë në rubrikat rozë.
Si duket jeta e natës e tërheq aq shumë aktoren ku e shohim shpesh në prani të miqve.
Natën e mbrëmshme ajo e ka kaluar me disa mike dhe ishte një mbishkrim me shumë humor dhe shumë qesharak që I është bashkëngjit kësaj pamje ‘Dhidhjat e Marevcit’.
Përndryshe ato duken shumë këndshëm dhe shumë të lumtura pran njëra tjetrës. /Kosovarja/




