LAJMI I FUNDIT nga Presidenca: Hashim Thaçi fton të gjitha partitë

LAJMI I FUNDIT nga Presidenca: Hashim Thaçi fton të gjitha partitë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që të ftojë të hënën të gjitha partitë në takim konsultativ

Radio Televizioni i Kosovës ka njoftuar se ftesat tashmë janë bërë gati.

Takimi me presidentin do të ndodh në ora 08:00 të mëngjesit, shkruan Periskopi.

Kjo është konfirmuar për RTK nga këshilltari politik i Presidentit, Ardian Arifaj.

“Presidenti në përputhje me komptenecat e tij, ka vendosur t’i ftojë partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend, të hënën në ora 8, për t’i pyetur se kur dëshirojnë ta mbajnë seancën për konstituim të Kuvendit”, ka thënë Arifaj.

Arifaj ka thënë se Presidenca është ende brenda afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive.

“Jemi ende brenda afateve ligjore për  thirrjen e seancës konstituive”, ka thënë ai.

Presidenti Hashim Thaçi është vënë në thumb të kritikave për mosthirrjen e seancës konstituive deri tani, duke e akuzuar për shërbime ndaj PAN-it. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: