Rrezik për përleshje në mes të Babastars dhe OTR, reagon Albert Krasniqi
Nesër në Mitrovicë në dy klube nate të ndryshme do të këndojnë dy grupet e ‘Hip Hopit’, Babastars dhe OTR.
Duke ditur për përleshjet e mëhershme mes tyre dhe duke qenë se do jenë bashkë në një qytet, burime të lajmi.net paralajmëruan rrezikshmëri për zënkë tjetër mes tyre.
Mirëpo, në një prononcim për lajmi.net Albert Krasniqi, një nga menaxherët e Babastars, i përfshirë në rrahjen e vitit të kaluar, ka mohuar një përleshje të mundshme.
“Gjithçka që kemi pasur e kemi mbyllur me rastin e fundit, ne asnjëherë nuk kemi qenë iniciator të problemeve as në të kaluarën as nuk do të jemi në të ardhmen. Synimi ynë është të punojmë sa më shumë me projekte tona, në mënyrë që t’i ofrojmë publikut këngë të mira dhe të reflektojmë sa më shumë pozitivitet për publikun” ka thënë Krasniqi.
Pra, nesër do të ketë vetëm argëtim në këtë qytet!



