Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë i quan ‘mjerana’ qytetarët në mbrojtje të kalasë (Foto)
Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë, Sami Istrefi i ka quajtur ‘mjerana’, qytetarët të cilët kanë dalur në mbrojtje të Kalasë së këtij qyteti.
Ai iu ka drejtuar me atë ‘se ku keni qenë atëherë kur iu vu emri urës si e Vojnoviqeve’, duke iu thënë se po e tregojnë edukatën antinjerëzore.
Ndër të tjerash, tek Istrefi shihet një ngecje e madhe drejtshkrimore, raporton Periskopi.
Para disa ditësh, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Shpresa Rama bëri me dije se Instituti për mbrojtjen e Monumenteve e kishte dhënë një pjesë të kalasë në shfrytëzim për restorant, pa dijeninë e komunës.
Madje në media u raportua se personi që e kishte marrë atë është djali i dajës së kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulakut.
Lidhur me këtë veprim, pati reagime të shumta, si nga organet lokale, ashtu edhe nga qytetarët./Periskopi/




