Policia thotë se molotovi nuk u gjet në Termokos

Policia thotë se molotovi nuk u gjet në Termokos

Për korrektësi dhe për të shmangur ndonjë keqkuptim lidhur me lokacionin e saktë të gjetjes së dëshmive të gjetura si: çantave dhe të tjerave të dërguara edhe me foto në komunikatën paraprake, Policia e Kosovës sqaron se vendzbulimi i tyre nuk ka të bëjë me depo të Termokosit, por saktësisht me një objekt në rrugën 28 Nëntori, me pronar tanimë të identifikuar nga Policia.

Gjatë operacionit policor pronari ka hezituar të bashkëpunojë në proces dhe lokacioni është përdorur vetëm si referim, thotë në sqarimin e saj policia, duke shtuar se nuk ka pasur ndonjë tendencë që kjo të lidhet me Termokosin, transmeton Koha.net. Policia përmes këtij sqarimi ka kërkuar falje për gabimin teknik dhe keqinterpretimet që mund të rrjedhin.

Policia është duke realizuar me kompetence detyrat dhe përgjegjësit e saj ligjore dhe falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në funksion të identifikimit të aktiviteteve ilegale, të cilat për rrjedhojë mund të krijojnë rrezik dhe pasiguri për qytetarët tanë dhe institucionet, përfundon sqarimi.

Shpërndaje në: