Arsenali i gatshëm ta shes Jack Wilshere (Foto)
Arsenali nuk do ta pengojë mesfushorin anglez, Jack Wilshere në gjetjen e një skuadre të re.
Wilshere sezonin e kaluar ishte i huazuar në Bournemouth, ku për të cilët u paraqitë në 25 ndeshje.

Arsenali i gatshëm të pranojë oferta për Jack Wilshere
Anglezi është në fund të kontratës së tij pesëvjeçare me topxhinjtë por klubi londinez ka vendosur që të mos ia vazhdojë kontratën, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Tashmë, Sampadoria ka bërë një ofertë për Wilshere prej 9 milionë euro, të cilën Arsenali besohet se do ta shqyrtojë.

Wilshere ishte i huazuar sezonin e kaluar në Bournemouth por në fund ai kishte thyer këmbën
Wilshere nuk ka udhëtuar me skuadrën në Kinë në turi përgatitor pasi është duke u shëruar nga lëndimi që kishte pësuar në fund të sezonit të kaluar.

Wilshere është në fund të kontratës së tij me Arsenalin
Sipas “Daily Mail” Arsene Wenger nuk i ka premtuar vendin e titullarit në formacion, pasi ai i beson më shumë Granit Xhakës, Santi Cazorla dhe Aroon Ramsey. /Periskopi/




