Panucci pas mbërritjes në Tiranë: Jam i lumtur
Christian Panucci tashmë gjendet në Tiranë.
Trajneri italian, Christian Panucci tashmes gjendet në Tiranë. Ai do të prezantoihet si trajneri i ri i Kombëtare shqiptare sot pasdite gjatë një konference për shtyp.
“Po, jam i lumtur, por do të shihemi nesër. Për çdo gjë do të flasim nesër”, tha Panucci për Top Channel pas arritjes në Tiranë.
Karriera e Panucci si trajner nuk është në të njëjtin nivel siç ka qenë futbollistë, ku ka luajtur pers skuadra të mëdha si: Milan, Roma, Real Madrid, Chelsea dhe Inter.
Gjithë sesi, në këto vite ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Fabio Capelon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.



