Milan ka tentuar disa herë ta transferojë Sergio Aguero (Foto)
Milan ka dështuar në transferimin e sulmuesit argjentinas të Manchester City, Sergio Aguero.
Gjiganti italian në muajt e fundit ka bërë më së shumti presion ndaj skuadrës angleze që t’ia shes yllin e tyre por tentimet kanë qenë të kota.
Sipas “Calciomercato.com” Milan ka bërë disa oferta në drejtim të Manchester City por që iu kanë refuzuar të gjitha, transmeton Periskopi.
Në shkrimin e “Calciomercato.com” thuhet se Milani nuk do të dorëzohet dhe se do të provojë deri në sekondat e funti të afatit kalimtar ta transferojë Augeron.
Arsyeja e dështimi të këtij tranasferimi është se City dhe vet lojtari kanë pasur kërkesa të larta financiare që klubi italian nuk i ka parë të arsyeshme t’i realizojë.
E ardhmja e argjentinasit do të bëhët e ditur gjatë këtyre ditëve të ardhshme. /Periskopi/





