Keita zyrtarizohet te Inter pas kalimit të Perisic në Manchester United
Inter është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Lazios, Keita Balde.
Sipas “Il Messagero” sot do të vendoset gjithçka për të ardhmen tij.

“Keita – Inter, pas ‘po’ për Perisic te Unitedit”, shkruan e përditshmja italiane.
Klubi nga Milano është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për yllin e klubit nga kryeqyteti italian.

Saga Perisic-ManUtd është shumë afër përfundimit pasi lojtari nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në turin përgagtitor.
Gjiganti anglez është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për shërbimet kroatit. /Periskopi/



