Guardiola e dëshiron mbrojtësin brazilian të Real Madridit (Foto)
Machester City është duke u interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Danilo.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola dëshiron që ende të përforcohet në krahët e mbrojtjes, ai tani është duke kërkuar mbrojtësin brazilian të ‘los blancos’, Danilon.

Përkundër ardhjes së mbrojtësit anglez, Klye Walker nga Tottenham për shumën rekorde 50 milionë euro, Guardiola dëshiron së paku edhe dy mbrojtës të krahëve të mbrojtjes.

Sipas mediave angleze, Real Madrid është i gatshëm të bisedojë për transferimin e Danilos, transmeton Periskopi.
City po ashtu është në bisedime me mbrojtësin francez të AS Monacos, Benjamin Mendy. /Periskopi/



