Neymar dërgon babain e tij të bisedojë me Paris Saint-Germain (Foto)
Sulmuesi brazilian, Neymar është duke e menduar largimin nga Nou Camp në këtë verë, sipas disa raportimeve.
Raportohet se Neymar ka dërguar baba e tij në Paris për të biseduar me presidentin e klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.

Neymar iu është bashkuar Barcelonës në turin përgatitor në Japoni
Sipas gazetës spanjolle “AS”, braziliani i ka kërkuar babai të tij që ai të shkojë të bisedojë personalisht me presidentin e PSG dhe tashmë kanë dalur zërat nga shoqëria e tij se ai ka filluar të paketojë gjërat e tij personale për të udhëtuar në drejtim të Parisit.
Por, për Neymar vazhdon të interesohet edhe gjiganti anglez, Manchester United.
Babai dhe vet Neymar besohet se do të përdorin dëshirën e klubit katalan që ta transferojë mesfushorin italian, Marco Verratti, që marrëveshja të realizohet më lehtë.

Besohet se Verratti mund të përfshihet në marrëveshjen historike
Klubi parisen është i vendosur që ta mbajë maestron italian në Parc des Princes por kjo mund të ndryshojë nëse e dëshirojnë sulmuesin Neymar.
Tensionet e para ndërmjetë Barcelonës dhe Neymar kanë filluar sezonin e kaluar rreth çështjes se taksave.

Ai sezonin e kaluar nënshkroi kontratën e re e cila kishte kluazolën 200 milionë euro dhe se kjo do të rritet për çdo sezon që ai qëndron në Nou Camp.
Neymar ka edhe një arsye tjetër t’i bashkohet PSG, pasi atje do të ribashkohej me bashkëkombësin e tij, Dani Alves, i cili ditë më parë u transferua në gjigantin francez.
Arsyeja tjetër pse Neymar dëshrion të largohet nga Barcelona është sepse ai nuk dëshiron të jetë hija e Lionel Messi, pasi e synon ‘Topin e Artë’. /Periskopi/



