Mësoni sekretin më të përfolur në klipin Dua Lipës “New Rules” (Video)
Në video klipin e saj më të ri, të këngës “New Rules” këngëtarja shqiptare Dua Lipa përpos koreografisë së mahnitshme, ajo gjithashtu ka një skenë për të cilën është folur shumë. Bëhet fjalë për skenën kur Dua ecën në ujë, si ka mundur ta bëjë një gjë të tillë, e shpjegon ajo në videon e mëposhtme.
Dua thotë se ishte “çmenduri!”, kurse koreografi i saj thotë se për koreografia më e vështirë është të bëhet në ujë, si dhe gjithashtu më e bukra. Ekipi i regjisorit të video klipit të Duas, kanë ndërtuar një platformë me xham e cila mund të mbante 9 njerëz, ku më pas kamera është vendosur në vend të përshtatshëm për të krijuar këtë “skenë magjike”, transmeton Periskopi.
Këngëtarja Lipa gjithashtu thotë se “Mendoj se ky do të jetë video klipi im më i preferuari”./Periskopi/



