Liverpool arrin marrëveshje me Hull City për mbrojtëin Robertson
Liverpool është shumë afër nënshkrimit me mbrojtësin skocez të Hull City, Andy Robertson.
Mbrojtësi i krahut të majtë është lënë i lirë të largohet nga turi përgatitor pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën 8 milionë euro.

Robertson ka qenë nën radarin e Liverpoolit që një kohë të gjatë dhe ai do të jetë nënshkrimi i tretë pas Mohamed Salah dhe Domnike Solanke.
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp sezonin e kaluar e ka përdorur si zgjedhje të parë mesfushorin anglez, James Milner.

Liverpool dhe Hull City janë pajtuar për transferimin e Robertson në Anfield
Klopp është i gatshëm ta lejojë largimin e spanjollit Alberto Moreno, i cili është duke u kërkuar nga Sevilla dhe Napoli. /Periskopi/

Alberto Moreno mund të largohet nga skuadra këtë verë



