Konfirmohet e ardhmja e Kun Agueros
Sergio Aguero do të mbetet te Manchester City pavarësisht zërave të largimit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Cityzens i cili ka mohuar zërat e largimit të yllit argjentinas.
Trajneri spanjoll ka deklaruar se Aguero është në planet e tij dhe nuk ka në mendje largimin e tij.
Ditët e fundit, mediat angleze kanë raportuar se Aguero mund të largohet si një shkëmbim me Sanchez ose drejt një skuadre tjetër.



