‘Playboyi’ i Instagramit konfirmon: Jam dashuruar në vetëm një femër (Foto)
Mbreti i Instagramit Dan Bilzerian, i cili dikur flinte me 17 vajza në javë, ka zbuluar se është në marrëdhënien e tij të parë normale vetëm me një vajzë.
Lojtari milioner i pokerit u njoh me modelen Sofia Bevarly në një parti në pishinë ku Bilzerian kishte kryer marrëdhënie seksuale me tre vajza të tjera para se të takonte vajzën e cila mesa duket tashmë i ka rrëmbyer zemrën atij.
Sofia Bevarly është 16 vite më e vogël se Dan Bilzerian dhe konkretisht ai është 37 vjeç ndërsa vajza 21 vjeçe.
Ai e ka përshkruan Sofian si një vajzë ‘super të nxehtë dhe të zgjuar’.
Dan Bilzerian njihet nga të gjithë si “Mbreti i Instagramit” pasi ai ka 22.6 milionë ndjekës.
“Mbreti” poston në rrjetin social foto nga jeta e tij super luksoze ku sigurisht dominon jeta e shthurur me femrat.









