Morata në Chelsea, ja çfarë ka bërë Mourinho (Foto)
Jose Mourinho ka thënë se nuk i intereson ajo çfarë bën Chelsea pasi klubi londinez transferoi sulmuesin Alvaro Morata nga Real Madrid.
Morata kërkohej edhe nga Manchester United para blerjes së Romelu Lukakus nga Everton.
Por, Mourinho ka thënë se është i kënaqur me sulmuesit që ka në dispozicion dhe nuk vajton transferimin e Moratas te skuadra kampione e Premierligës.
“Nuk më intereson çfarë bën Chelsea, vërtetë”, deklaroi Mourinho nga Houston pasi mori lajmin për transferimin e Moratas në Chelsea, përcjell “lajmi.net”.
“Na nevojitej një sulmues, po. Mirëpo, ne kemi blerë një futbollist të madh”, u shpreh Mourinho. /Lajmi.net/




