“Atomic Blonde”, skenat seksi të Charlize Theron (Foto)
Seksi dhe joshëse si kurrë më parë. Në premierën botërore të “Atomic Blonde” në Berlin, Charlize Theron ka ndezur tapetin e kuq me një “look” super-sensual.
Filmi, një “thriller”, që do të dalë në kinematë evropiane në mes të gushtit, është i bazuar nga një roman grafik i “The Coldest City”, i shkruar nga Antony Johnston dhe i ilustruar nga Sam Hart dhe ka si burim pikërisht Berlinin e vitit 1989, kur Muri ishte gati duke rënë.
Theron, luan rolin e një spiuneje të shërbimeve sekrete britanike, Lorraine Broughton, e ngarkuar të hetojë mbi vdekjen e një agjenti të MI6. Me të do të punojë edhe shefi i shërbimit inteligjent, David Percival (i interpretuar nga James McAvoy).
Dhuna, me një nivel të lartë erotik, me disa skena hot lesbo-chick, mes Charlize dhe aktores Sofia Boutella janë një risi më vete.







