Neymar rrëfehet ndaj brazilianëve të PSG: Do të luaj me juve
Neymar duket se është gjithnjë e më pranë një transferimi te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Mediat braziliane raportojnë se Neymar tashmë ka biseduar me bashkëkombasit e tij te PSG dhe u ka thënë se ata do të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm.
Sipas po këtyre medieve, Neymar ka pritur definimin e të ardhmes së Dani Alvesit dhe pas kalimit të tij te PSG, ai ka biseduar edhe me Marquinhos, Lucas Mouran dhe Thiago Silvan, të cilëve u ka thënë se do t’u bashkohet në Paris.
Mediat në Brazil janë të sigurta se pas rikthimit të Neymar nga turneu në SHBA destinacioni i tij do të jetë Parisi.
Të mërkurën e kaluar pas një dite pushimi ata injoruan pyetjet për të ardhmen e lojtarit.
Neymar tashmë është në SHBA me ekipin e tij teksa babai i tij për momentin është në Barcelonë në pritje për t’u nisur çdo moment drejt Parisit.





