Rusia e shqetësuar se Amerika ka përhapur ‘fidget spinner’ kundër Putinit

Rusia e shqetësuar se Amerika ka përhapur ‘fidget spinner’ kundër Putinit

Perëndimi në përgjithësi dhe ShBA në veçanti janë bërë si fushë magnetike për të gjitha llojet e komploteve djallëzore anti-ruse, nëse duhet t’u besohet raporteve të mediave të kontrolluara nga shteti rus.

Megjithatë, shembulli më i fundit i asaj që po portretizohet si dinakëria amerikane ka një shtrirje të gjerë nga standartet e televizioneve ruse.

I ashtuquajtur si “Spinner”, një lodër dore që rrotullohet është bërë shumë i përdorur në mesin e nxënësve të shkollave të mesme në Rusi dhe në ShBA.

Sipas një raporti të kohëve të fundit të “Rossiya 24” i cili thotë se partitë e opozitës ruse kanë bërë përpjekje të joshin të rinjtë për të përdorur spinners-at por edhe të mbledhin para nga shitja e tyre. (Fakti që shumë nga pjesëmarrësit ishin rusë të rinj në demonstratat e fundit mbarëkombëtare të organizuara nga opozitari rus Alexei Navalny duhet të jusfitikohet disi).

“Është një mister se pse është bërë kaq popullor në Rusi aktualisht kjo lloj lodre”, u shpreh gazetari televiziv i “Rossiya 24”.

Këto lloj lodrash janë shitur gjatë demonstratave anti-korrupsion në qershor nën flamurin “Spinnera nga Navalny”, vijon më tej ai.

Gazetari pastaj u përpoq të prezantonte një provë tjetër nga hetimi i tij duke thënë se një spinner që është blerë në një dyqan në Moskë e paketuar me shkrimin në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën ruse, u shpreh ai.

“Në një mënyrë të tillë, opozita jonë po josh të rinjtë”, tha Ruslan Ostashko, kryeredaktori i një uebsajti pro-Kremlin, PolitRussia.ru, për “Rossiya 24” në një raport të veçantë. “Ata që kuptojnë deri diku nga politika teknologjike, kuptojnë shumë qartë se kjo gjë e thjeshtë po kontrollon masat.”

Agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorit, “Rospotrebnadzor”, hyri në aksion të martën, duke njoftuar se do të hetonte lodrat, raporton “Independent”, transmeton Periskopi.

“Ka pasur një promovim agresiv të të ashtuquajturve spinners midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Rusi kohët e fundit,” tha agjencia në një deklaratë.

Edhe pse disa terapistë kanë thënë se spinners ndihmojnë njerëzit të cilët kanë çrregullime të vëmendjes, shkolla të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar ato si një zbavitje./Periskopi/

 

Shpërndaje në: