Ymeri para protestuesve: Tërheqja e demarkacionit, fitore e popullit të Kosovës

Ymeri para protestuesve: Tërheqja e demarkacionit, fitore e popullit të Kosovës

Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i është drejtuar protestuesve të cilët janë duke qëndruar ende pas objektit të kuvendit.

Ymeri ka theksuar se shtyrja e votimit të demarkacionit me Malin e Zi kjo është fitore për popullin e Kosovës, dhe për ata që e kanë nënshkruar peticionin kundër demarkacionit, raporton Indeksonline.

Gjithashtu Ymeri ka ftuar të gjithë protestuesit që të jenë vigjilent.

“Ftoj të gjithë që të jeni vigjilent dhe kur do qe ka nevojë të mblidhemi këtu në shesh të ja ndalim qeveris punën sepse puna e saj është me ja sjell të keqen Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Shpërndaje në: