Gjermani: Rekord në konfiskim të kokainës

Gjermani: Rekord në konfiskim të kokainës

Autoritetet doganore gjermane njoftuan se gjatë tri operacioneve të këtij viti kanë konfiskuar më shumë se 3.8 ton kokainë, drogë kjo e cila arriti në kontejnerët e anijeve nga Amerika e Jugut, raporton AP, transmeton Periskopi.

Pretendohet se konfiskimi i substancës narkotike u bë gjatë muajit mars dhe maj. I pari aksion i policisë ishte në mars me ç’rast kapën 1.5 ton kokainë dhe pastaj muajin e ardhshëm 1 ton të drogës. Këto aksione cilësohen si më të suksesshme ndonjëhere në Gjermani./Periskopi/

Shpërndaje në: