West Ham transferon ‘Chichariton’
West Ham United ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e sulmuesit meksikan, Javier Hernandez ‘Chicharito’.
Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez se ka arritur marrëveshje me ‘farmaucetikët’ për transferimin e Chicharitos, shkruan Periskopi.
Chicharito më parë kishte luajtur në Manchester United para se të kalonte në futbollin gjerman, te Bayer Leverekusen.
Gjatë ditëve në vazhdim meksikani do t’i kryej testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i ‘çekanëve’.
Chicharito në dy sezone për Leverkusenin u paraqit në 54 ndeshje duke shënuar 28 gola. /Periskopi/



